spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Rubio: SHBA është aktive si gjithmonë në NATO -Trump e bëri të qartë, ne qëndrojmë në Aleancë

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio është duke marrë pjesë në takimin e sotëm ministror të NATO-s në Bruksel.

Ai ka mbajtur një konferencë shtypi që së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të ALeancës, Mark Rutte, në cilën u mundua të qetësojë evropianët për rolin e SHBA-së në NATO.

“SHBA është aq aktive sa ka qenë gjithmonë në NATO”, thotë Rubio.

Rutte e hapi konferencës me shprehjen e ngushëllimeve për vdekjen e katër ushtarëve amerikanë gjatë një trajnimi të NATO-s në Lituani.

Ai më pas thekson dëshirën e administratës së re të SHBA-së për të “thyer bllokimin” në Ukrainë me Rusinë dhe ai thotë qartë se aleatët europianë po rrisin shpenzimet e tyre në përgjigje të kërkesave të presidentit Trump.

Rubio falënderon për ngushëllimet e tij dhe thekson se pjesëmarrja e trupave në stërvitje tregon se “SHBA është në NATO, … aq aktive sa ka qenë ndonjëherë”, ndërsa kritikoi “këtë histeri dhe hiperbolë” për SHBA-në dhe NATO-n.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump e bëri të qartë se mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO. Ai e ka bërë të qartë”, thotë ai.

Por ai shton se SHBA-ja do që NATO “të jetë më e fortë, më e qëndrueshme” dhe “të investojë më shumë në sigurinë kombëtare”.

“Trump nuk është kundër NATO-s. Ai është kundër një NATO-je që nuk ka aftësitë që i nevojiten për të përmbushur detyrimet që traktati i imponon secilit shtet anëtar”, thotë ai.

Ai shton se “askush nuk pret që ju do të jeni në gjendje ta bëni këtë në një ose dy vjet, por rruga duhet të jetë reale”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit