Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i ka bërë thirrje partive politike që të ulen së bashku dhe të gjejnë një marrëveshje për tejkalimin e bllokadës institucionale.
“Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe për një marrëveshje që e zhbllokon situatën institucionale dhe garanton funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve.Si kryesues i seancës konstituive, ai u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje politike që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe arritjes së një marrëveshjeje për një president konsensual”.
Sipas Deharit, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin do të nënkuptonte shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, diçka që, sipas tij, duhet të shmanget.
“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë.Qytetarët e Kosovës janë thirrur të vendosin me votën e tyre tri herë brenda dy vjetëve të fundit. Populli ka folur. Tani është radha jonë, si përfaqësues politikë, të gjejmë marrëveshjen dhe t’i japim vendit institucione funksionale dhe të qëndrueshme”, shkroi mes tjera
Dehari tha se vazhdimi i seancës pa “marrëveshje paraprake” e rrit rrezikun e “konfliktit fizik”.
“Ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është pikërisht ajo për të cilën kam paralajmëruar. Çdo përpjekje për ta vazhduar seancën pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve, madje edhe të konfliktit fizik brenda sallës së Kuvendit”.








