Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe përgjegjësinë për situatën e krijuar.
“Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidatëve për Presidente dhe marrëveshjen me Albinin po e bën për këshilltarin e saj. Dritë do të këtë”, ka shkruar Krasniqi.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur brenda LDK-së janë rikthyer diskutimet për qëndrimet e partisë lidhur me bashkëpunimet politike, zgjedhjen e Presidentit dhe zhvillimet që mund të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.









