Droga s’ka të ndalur në Vushtrri: Policia gjen narkotikë në veturë, 17-vjeçari pranon se janë të tij

Një tjetër rast me substanca të dyshuara narkotike është zbuluar në Vushtrri, ku këtë herë në qendër të hetimeve ka përfunduar një 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma, rreth orës 22:00, në parkingun e IP Petrol, në rrugën “Ukshin Hoti”, ku hetuesit policorë kanë hasur në një veturë të parkuar me dy persona brenda.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur 8.5 gramë substancë të dyshuar narkotike, ndërsa të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor.

Burimet bëjnë të ditur se njëri prej tyre, i intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, ka deklaruar se substanca i përkiste të miturit që ndodhej me të.

Edhe vetë 17-vjeçari ka pranuar verbalisht se substanca ishte e tij, ndërsa intervistimi formal pritet të zhvillohet në praninë e prindit ose kujdestarit ligjor.

Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar dhe, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet e mëtejshme do të vazhdojnë nga njësia e antidrogës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit