Ritchie Torres: Gabim i rëndë që SHBA la vetëm Kosovën pa ambasador, Trump ta nominojë menjëherë një

Që nga largimi i diplomatit amerikan, Jeff Hovenier, në vitin 2024, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë vazhdon funksionimin e saj me ushtrues detyre. Administrata e re amerikane që drejtohet nga presidenti, Donald Trump, ende s’ka bërë ndonjë lëvizje për nominimin e ndonjë emri për ambasador në Republikën e Kosovës, derisa ka propozuar emra për Serbinë, Malin e Zi e Bosnje e Hercegovinën.


Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, kongresmeni amerikan Ritchie Torres thotë se veçimi i Kosovës është një gabim shumë i rëndë i Shtëpisë së Bardhë.

Torres ka thënë për Express se Kosova është aleati më i madh i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe ka bërë thirrje për Administratën Trump që të nominojë një ambasador për Kosovën.

“Kosova është aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor. Është një gabim i rëndë që Shtëpia e Bardhë nominoi ambasadorë në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ndërkohë që e la postin e Kosovës bosh. I bëj thirrje administratës Trump që të nominojë menjëherë një ambasador në Kosovë.”, ka thënë Ritchie Torres.

Shtëpia e Bardhë ka nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së. Johnson është gjeneral brigade në pension në Korpusin e Marinsave të SHBA-së.

Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Uhtas. Gjatë administratës së presidentit George H. W. Bush, Young ka punuar në Departamentin amerikan të Shtetit si ambasador për çështje të tregtisë dhe mjedisit, si dhe si zëvendësnënsekretar për çështje ekonomike dhe bujqësore dhe zëvendëskëshilltar ligjor.

Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut. McCoy, gjatë karrierës së tij juridike shërbeu si prokuror shtetëror për Distriktin e Karolinës së Jugut nga viti 2020 deri më 2021, ndërsa më herët kishte punuar si prokuror penal.

Më herët, SHBA-ja ka nominuar edhe ambasadorin e saj për Shqipërinë.

Që nga largimi i Hovenier nga Kosova, ambasada amerikane është nën drejtimin e ushtrueses së detyrës, Annu Prattipati.

Raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet e fundit ka pasur një përkeqësim. Përgjatë kohës sa Trump drejton me Shtëpinë e Bardhë dhe Marco Rubio me Departamentin e Shtetit, Washingtoni zyrtar ka pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën si pasojë e veprimeve politike në veri të vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit