Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë pushimeve në Mykonos të Greqisë.
Artistja 35-vjeçare u shfaq me një bikini metalike me motive lëkure gjarpri, teksa po shijonte diellin në një jaht luksoz së bashku me miqtë e saj.
Rita dukej në formë të shkëlqyer, ndërsa u fotografua duke buzëqeshur dhe duke realizuar imazhe në bord, shkruan DailyMail.

Pas një zhytjeje në det, ajo u freskua nën dushin e jahtit, ndërsa nuk munguan as aktivitetet sportive gjatë ditës.
Në një moment, këngëtarja tregoi formën e saj fizike duke bërë paddleboarding, ndërsa më pas u pa edhe duke lundruar me një jet ski.









