Restauranti pranë Liqenit të Radoniqit i “kundërpërgjigjet” Fitore Pacollit: Dyert i kemi të hapura

Inspektorati i Mjedisit ka mbyllur restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, për shkak të veprimtarisë së kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati ka vendosur shiritat e mbylljes në objekt.

“Me këtë i është dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se si ministri do të vazhdojnë të veprojnë për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.

“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka deklaruar Pacolli. 

Pak orë më vonë, me reagim kanë dalë nga ky restorant. Në reagimin e tyre bëhet e ditur se ata presin klientë, përkundër vendimit të ministrisë.

“Për shqiptarët anembanë botës, dyert tona janë gjithmonë të hapura. Kudo që jetoni e nga kudo që vini, tek Hotel & Restaurant ‘Liqeni i Dukagjinit’ jeni gjithmonë të mirëseardhur. Një vend ku mikpritja shqiptare, shija dhe qetësia ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi. Mirë se vini tek ne, sot dhe gjithmonë”, thuhet në reagim. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit