Remzie Osmani, një nga emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare, ka tërhequr vëmendjen së fundmi me një postim të pazakontë në rrjetet sociale.
Në vend të fotografive apo njoftimeve për projekte muzikore, këngëtarja ka publikuar një thënie me tone të forta nga aktorja e famshme Angelina Jolie:
“Kurrë nuk kam parë insekte të sulmojnë llambat e fikura. Ato gjithmonë shkojnë tek llambat e ndezura. Dhe nuk po flas për insekte.”
Postimi ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, duke nxitur dyshime se ndoshta ky është një mesazh i koduar për ndonjë koleg, mike apo figurë publike.
Ndonëse Remzia nuk ka komentuar më tej, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një shigjetë ndaj dikujt – ose thjesht një reflektim personal.









