Në 9-mujorin e ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka ndarë një dedikim tejet prekës për të, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe boshllëkun që ka lënë pas humbja e tij.
Përmes një postimi në Instastory, të shkruar në gjuhën angleze, Selvija ka përshkruar dhimbjen e madhe që po përjeton.
“Ke vdekur dhe unë kam aq shumë nevojë të të tregoj se si ndihem. Kam nevojë që të më mbash në këmbë, ndërsa të tregoj këtë boshllëk që ekziston tani në zemrën time dhe zbrazëtinë që më përpin shpirtin. Kam nevojë të më mbash ndërsa qaj për ty dhe i bërtas Zotit për një përgjigje që tashmë e di, por që refuzoj ta pranoj si arsye.
Ti ke vdekur dhe ti je i vetmi që mund të më ndihmosh ta përballoj këtë”!
Në fund të dedikimit, ajo ka shkruar: “9 muaj pa ty.”









