Reagon Veton Surroi pasi Xhavit Haliti tha se përhapi propagandë kundër UÇK-së tek Clintoni

Xhavit Haliti që ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në Rambuje ka thënë se delegacioni i Kosovës në Uashington kishte propaganduar kundër UÇK-së dhe Shqipërisë.

Sipas tij, ishte propaganduar kundër Fatos Nanos duke u quajtur si “ekstremist”.

“Delegacioni i Kosovës në Amerikë i cili ka propaganduar shumë kundër UÇK-së, kundër e Shqipërisë e Nanos. Ky delegacion është përbërë nga Rugova, Surroi, Fehmi Agnai. Ne e kemi marrë procesverbalin e takimit në të cilin e kanë akuzu Fatos Nanon si ekstremist që po financon ekstremistët e Kosovës”, ka thënë Haliti

Kësaj deklarate i reagoi Veton Surroi i cili e cilësoi këtë deklaratë si të pavërtetë

“Krejtësisht e pavërtetë! Habitë se si i njëjti rrëfim naiv (“e kemi siguruar procesverbalin” ) qarkullon pas 26 vjetësh. Delegacioni që ka takuar Clintonin ka mbrojtur kauzën e Kosovës, duke kërkuar mbrojtje vendimtare amerikane për vendin ,nuk është marrë me përgojime as atëherë e as ndonjë herë tjetër. Kam pritur më shumë respekt për të apostrofuarit që nuk janë më ndër ne.”, tha Surroi në reagimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit