spot_img
spot_img
Tuesday, March 17, 2026
spot_img
spot_img

Reagon Time Kadriaj: Kurti tha se e çliroi Mitrovicën, por ja tani po legjitimon strukturat paralele

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me veriun e vendit, duke akuzuar kryeminstrin Albin Kurti për qasje të rrezikshme ndaj strukturave paralele serbe.

Kadriaj ka kritikuar Qeverinë duke thënë: “Kurti na tha se e çliroi Mitrovicën, por shihni se çka po bën tani, po i njeh dokumentet e strukturave paralele të Serbisë”.

Sipas saj, këto veprime mund të çojnë drejt krijimit të një mekanizmi të ngjashëm me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që ajo e cilësoi si krijimin e një “shtet brenda shtetit”.

Reagimi i saj vjen pasi autoritetet në Kosova kanë pranuar disa lehtësira të përkohshme në zbatim të Ligjit për të huajt dhe atij për automjetet, me kërkesë të Bashkimi Evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit