Pas reagimeve të njëpasnjëshme ndërkombëtare, edhe kongresisti republikan amerikan, Robert Aderholt, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për trazirat dhe përshkallëzimin e situatës politike në Shqipëri.
Përmes një deklaratë publike, Aderholt u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të heqin dorë nga aktet e dhunës, ndërsa kërkoi nga autoriteteve qeveritare të garantojnë të drejtat e qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore.
“Jam thellësisht i shqetësuar për trazirat në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione që japin llogari dhe lirinë për ta shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet ta refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet t’i respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë“, theksoi kongresisti Aderholt.
Më tej, zyrtari i lartë amerikan nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së brezave të rinj në proceset demokratike të vendit.
“Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në formësimin e së ardhmes së vendit“, përmbylli ai reagimin e tij.








