MKK-ja vendos në shitje veturat që i ka jashtë përdorimit, Kurti miraton kërkesën e Ministrisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për nxjerrjen në shitje të automjeteve zyrtare që janë jashtë përdorimit.

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, Ministria për Komunitete dhe Kthim është autorizuar të procedojë me shitjen e automjeteve përmes ankandit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në vendim thuhet se Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike obligohet t’i kryejë procedurat e shitjes përmes ankandit publik.

Pjesë përbërëse e këtij vendimi është edhe lista e automjeteve jashtë përdorimit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Vendimi u mor tri ditë me parë dhe përmban firmën e kryeministrit Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit