Rasti ‘Medikus’: Gjykata e Apelit konfirmon pafajësinë e Prof. Dr. Lutfi Dervishit

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special ka bërë të ditur se ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.315/18, të datës 16.06.2023.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, të akuzuarit Lutfi Dervishi dhe Arban Dervishi janë liruar nga akuza për veprën penale në bashkëkryerje “trafikim me njerëz”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Prof. Dervishit, Besnik R. Berisha.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.315/18, të datës 16.06.2023, e ka vërtetuar.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.315/18, të datës 16.06.2023, të akuzuarit L.D. dhe A.D., i ka liruar nga akuza, për veprën penale në bashkëkryerje trafikimi me njerëz nga neni 139 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK. Të akuzuarin L.D., e ka liruar nga akuza, për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 paragrafi 3 e kryer në bashkëkryerje nga neni 23 i KPK, ndërsa të akuzuarin A.D. dhe S.H., për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 paragrafi 1 i KPK, për shkak se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar.

Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara sipas dispozitës së nenit 384, pasi që dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i qartë dhe në përputhje me arsyetimin e tij. Po ashtu, ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë ka analizuar të gjitha provat e administruara në shqyrtim gjyqësor, si dhe aktgjykimi i ankimuar nuk përmban ndonjë shkelje tjetër për të cilën detyrimisht do të duhej anuluar dhe çështja të kthehet në rivendosje në gjykatën e shkallës së parë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit