Rasti i ish- policit të Kosovës që u ndalua në Serbi, Koci thotë se nesër shkon në Suboticë

Arrestimi i ish-policit Arbnor Spahiu nga organet e drejtësisë në Serbi, ka ngjallur shumë reagime në vend.

Edhe pse Spahiu s’ishte fare duke shërbyer në Policinë e Kosovës në kohën e sulmit në Banjskë, ai u ndalua pikërisht për këtë çështje në shtetin fqinj, Serbi.

Për të, këtë të hënë në studion e emisionit “Frontal” i ftuar ishte avokati, Arianit Koci.

Koci bëri të ditur se të martën do ta takojë Spahiun në Suboticë.

‘Unë do të shkojë nesër atje do të qëndrojë 1-2 ditë varet sa ka nevojë, sepse unë kam mbledhë provat që ai s’ka qenë fare në Polici duke shërbyer atë kohë pra ai e ka lënë punën 1 vit para Banjskës” shtoi ai.

Koci, foli edhe për gjendjen e Spahiu.

“E kanë trajtu mirë, nuk ka pas as tentativë për ndonjë sulm fizik, normal Arbnori është i mërzitur ka qenë duke u kthyer nga Gjermania me autobus” tha mbrojtja e Spahiu.

Avokati ka kërkuar edhe reagimin e krerëve të shtetit.

“Duhet me reagu presidentja, kryeministri në detyrë se ata janë një familje që kanë kontribuar, baba i tij shërben ende në polici” përfundoi Koci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit