Avokati Tom Gashi ka njoftuar se Endrit Nika do të rigjykohet, pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe ka vendosur kthimin e çështjes në rigjykim dhe rivendosje.
Nika ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 18 vjet burgim për rastin e 27-vjeçares nga Argjentina në hotelin “Sonoma” në Fushë Kosovë. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar që ai të dënohej me burgim të përjetshëm.
Avokati Tom Gashi tha se Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe ka vendosur që çështja të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.
“Ky vendim është i rëndësishëm, sepse në këtë proces penal e vërteta nuk mund të ndërtohet mbi supozime, interpretime apo paragjykime. Ajo duhet të përcaktohet vetëm mbi prova”, tha ai.
Endrit Nika në shkurt të këtij viti ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 18 vjet burgim për vrasjen e të dashurës së tij, shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.
Vepra penale dyshohet se është kryer në gusht të vitit 2023, në një hotel në Fushë Kosovë.








