Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve të zyrtarëve të pushtetit në Telekomin e Kosovës.
Përmes një reagimi në Facebook, Krasniqi ka pretenduar se Telekomi është shndërruar në një zyrë punësimi për familjarët e pushtetit, duke përmendur dy raste konkrete.
Sipas saj, vëllai i kryeshefes së Telekomit ka përfituar 43 mijë e 680 euro, ndërsa vëllai i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka marrë paga për dy vjet, pa punuar.
“Kaq paska qenë lufta kundër nepotizmit”, ka shkruar Krasniqi, duke kritikuar pushtetin për atë që e cilëson si transferim të nepotizmit në institucionet shtetërore.
Ajo ka akuzuar pushtetin për hipokrizi, duke e lidhur këtë çështje me deklaratat për vështirësitë ekonomike me të cilat mund të përballen qytetarët gjatë dimrit.









