Rasti i 43-vjeçares në Klinë, Policia sqaron pse autoambulanca u shoqërua nga patrulla

Një grua 43-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar pas marrjes së një infuzioni në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë.

Gruaja sipas raportimeve, pasi ka përfunduar marrjen e infuzionit, gjendja e 43-vjeçares ishte përkeqësuar, për çka ishte nisur me autoambulancë drejt Spitalit të Pejës.

Rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 13:45, ndërsa pas arritjes në spital, mjekët kanë konstatuar se gruaja ishte pa shenja jete.

Ndërkohë, lidhur me shoqërimin e autoambulancës nga një patrullë policore, ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se patrulla policore kishte asistuar në transportimin e autoambulancës me kërkesë të stafit të QKMF-së në Klinë, pasi automjeti nuk i kishte funksionale pajisjet e sinjalizimit emergjent.

“Atë që mund të ju konfirmojmë aktualisht lidhur me këtë çështje është se, me kërkesë të stafit të QKMF-së në Klinë, një patrullë policore e ka shoqëruar autoambulancën deri në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kjo asistencë është kërkuar për shkak se, në atë moment, sipas tyre, autoambulanca nuk i kishte funksionale pajisjet e sinjalizimit emergjent”, ka deklaruar Elezaj.

Rrethanat e rastit mbeten nën hetim, ndërsa pritet të sqarohen të gjitha detajet që lidhen me vdekjen e 43-vjeçares dhe transportimin e saj drejt spitalit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit