Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është lokalizuar mbrëmjen e 27 tetorit dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar.

Sipas Sinjalit, Sylaj ka komunikuar me vëllain e tij përmes interfonit, duke kërkuar dhjetë minuta kohë për të biseduar me familjarët para se të dorëzohet.

“Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, mësohet të ketë thënë Sylaj gjatë komunikimit.

Megjithatë, deri në momentin e raportimit, nuk është konfirmuar nëse ai është dorëzuar apo është arrestuar nga policia.

Ky medium raporton tutje se një natë më parë Sylaj ishte parë në Prishtinë, ndërsa dyshohej se po kërkonte ndihmë për t’u larguar drejt Serbisë.

Sylaj është i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit