spot_img
spot_img
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Ramush Haradinaj: VV është në koalicion me Listën Serbe

Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përfundoi pa zgjedhjen e kryeparlamentares.

Kandidatet e propozuara, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, dështuan të marrin shumicën e nevojshme. Pas këtij dështimi, seanca është shtyrë për 22 gusht.

Në lidhje me zhvillimet e ditës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se VV ka marrëveshje me Listën Serbe, por që nuk ka paraqitur asnjë argument.

“Ne i kemi dhënë Vetëvendosjes tri kandidatura, përfshirë kryetarin e mëhershëm të Kuvendit. VV sot e kish nxjerrë prej loje Listën Serbe me Glauk Konjufcën. VV është në koalicion me Listën Serbe, kjo është marrëveshje e tyre me na nxjerrë në një pamje të këtillë. Sepse ata e kishin mundësinë me qit prej loje Listën Serbe, sikur të ish Glauk Konjufca ne i kishim çu duart dhe sot ish zgjedh kryetari i Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Serbia po përfiton prej qeverisjes Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit