Pasi KFOR’i konfirmoi largimin gradual nga ura e Ibrit, deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, kishte treguar se në rolin e ekspertit të sigurisë i kishte dërguar letër KFOR’it se si prania statike e KFOR’it në urë duhet të largohet.
Pas kësaj ka reaguar deputeti i Lëvizjes Mefail Bajqinovci, duke e quajtur këtë deklarim të Ramadanit si “ndër statuset më qesharake”.
Bajqinovcit i ka kundër-reaguar Ramadani, duke e quajtur atë “mendjefëmijë” dhe duke thënë se si i tillë nuk mund të flasë për tema të sigurisë kombëtare.
Postimi i plotë:
Mendjefëmijët e VV-së nuk duhet të flasin në tema të Sigurisë Kombëtare!
Këta mendjefëmijët e VV-së, me pozita të deputetëve apo në KQZ, as nuk kuptojnë dhe as nuk mësojnë gjë, pavarësisht sa shtrenjtë paguhen nga populli.
Kaq të padijshëm janë sa mjerë populli për ta!
Janë muaj të tërë takimesh e diskutimesh që kanë sjellë vendimin për:
1) heqjen e pranisë statike të KFOR mbi Urë;
2) ruajtjen e Manastirit të Deçanit nga Policia e Kosovës;
3) patrullimin e përbashkët KFOR-Polici të kufirit, që do të fillojë së shpejti, bashkë me dhënie të koordinatave. (Këtë për shembull as nuk e keni dëgjuar, as nuk ia kuptoni vlerën, sepse thjesht JENI FORT TË PADIJSHËM!)
Të gjitha këto janë trajtuar me një numër të caktuar të ngushtë njerëzish, ndër të cilët kanë vlerësuar argumentimet e mia profesionale direkte dhe publike.
Bëni ndonjë gjë për shtetin!
Mos rrini në facebook 24 orë!
P. S
Ndoshta edhe Abetarja ju hyn në punë sa për fillim!








