Rama publikon videon me policët: Jeni më të mirët në këto ditë agresioni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video në Facebook, përmes së cilës ka shprehur mbështetjen e tij për Policinë e Shtetit, në kohën kur në vend po zhvillohen protesta të studentëve.

Rama ka vlerësuar punën e zyrtarëve policorë, duke iu referuar incidenteve me hedhje gurësh dhe zjarrvënie gjatë protestave.

Përmes këtij reagimi, kryeministri u ka bërë thirrje policëve që të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje ndaj të rinjve që protestojnë.

“RESPEKT dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, ka shkruar Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit