Bajrami i reagon Mujës për subvencionet: Po ua vështirësoni jetën bujqve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja i cili ka vendosur që të mos iu subvencionojë bujqit që prodhojnë më pak se 3450 kg grurë për hektar.

Bajrami, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekuraju prodhimin.


“Jeni tu e testu rëndë durimin e njerëzve punëtorë të këtij vendi, veç ta dini”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:


KUSH E MBAN PËRGJEGJËSI PËR RENDEMENTIN E QEVERISË?!

Me vendim, Armend Muja paska vendosë që bujqit që prodhojnë më pak se 3 450 kg grurë për hektar të mos marrin asnjë cent subvencion.


A e dini ju sa mund, sa punë e sa shpenzime ka me e punu tokën, me e mbjellë e me e korrë?

A e dini që rendimenti nuk varet vetëm prej punës së bujkut, por edhe prej kushteve klimatike?

A e dini çfarë dëmesh kanë shkaktu reshjet këtë vit në bujqësi? E ju, në vend që t’u dilni në ndihmë bujqve të dëmtuar, merrni vendime që ua vështirësojnë edhe më shumë punën e jetën.

A e dini që puna dhe djersa e këtyre njerëzve mbushë sofrat tona çdo ditë?!

Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshku punëtorin e duke e dekuraju prodhimin. Nuk ndërtohet shteti duke i lanë pa mbështetje ata që punojnë, investojnë e krijojnë vlerë në këtë vend.

Jeni tu e testu rëndë durimin e njerëzve punëtorë të këtij vendi, veç ta dini.

P.S.

Imagjinoni sikur t’ia masim rendimentin Armend Mujës dhe Qeverisë Kurti me të njëjtin standard që këta po ua masin bujqve, atëherë, ata do të duhen t’i kthenin në buxhet pagat që i kanë marrë që gjashtë vjet.

Ku janë rezultatet, ku janë projektet, ku është zhvillimi që ua kanë premtu qytetarëve?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit