Rama: Asnjëherë koalicion me VV-në, nuk i duhet Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ka “një milion arsye” për një qëndrim të tillë, duke përmendur siç u shpreh ai “ofendimet, populizmin dhe sharjet e bëra nga LVV-ja”.

Rama theksoi se, edhe nëse një vendim i tillë diskutohet nga kryesia e partisë, vota e tij nuk do të jetë pro një koalicioni me LVV-në.

Ai shtoi se vendi duhet të diskutojë arsyet e stagnimit në proceset e integrimit euroatlantik, duke e lidhur këtë me politikat e qeverisë aktuale.

“Duhet ta diskutojmë pse po stagnojmë në integrim në NATO ose strukturat euroatlantike, për gjashtë vjet kemi stagnuar, adresat janë të politikat e pushtetit aktual Albin Kurti me qeverinë e tij”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit