Qumështorja “Vita” ka prezantuar disa analiza, të cilat ka thënë se i ka marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e që sipas prezantimit qumështi i kësaj kompanie është i pastër.
Ditë më parë, AUV-ja dhe Ministria e Bujqësisë prezantuan gjetje nga një inspektim në nivel vendi. Sipas gjetjeve, qumështi i kësaj kompanie rezultoi me vaj palme të padeklaruar.
Megjithatë, kompania ka mohuar duke prezantuar ato që i ka paraqitur si rezultate zyrtare.
“Pas 36 ditësh, Qumështorja Vita i merr zyrtarisht rezultatet e analizave nga AUV’i. Sipas këtyre analizave del që qumështi Vita është i pastër me 100% qumësht. Nuk ka as pluhur, e as vaj palme (vajra bimore)”, thuhet në reagim.









