Qetësohen gjakrat, Enca e Trejsi pajtohen?

Duket se gjakrat janë qetësuar mes këngëtares Enca Haxhia dhe modeles Trejsi Sejdini. Pas një deklarate thumbuese nga Trejsi disa kohë më parë në emisionin “Why Not” të Roza Latit, ku u shpreh me ironi për Enca-n, dy vajzat kanë befasuar ndjekësit duke u bërë “follow” në rrjete sociale.

Në atë intervistë, kur Roza e pyeti me humor nëse ishte e virgjër si Enca, Trejsi u përgjigj në mënyrë ofenduese: “Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë?”

Megjithatë, veprimi i fundit në Instagram tregon se situata mes tyre ka ndryshuar. Nga rrjetet sociale tregojnë se Enca dhe Trejsi janë bërë sërish ndjekëse të njëra-tjetrës, duke dhënë sinjale për një pajtim të mundshëm dhe mbyllje të kapitullit të vjetër të përplasjes publike.

Nuk dihet nëse kjo marrëdhënie e rregulluar do të sjellë edhe ndonjë bashkëpunim në të ardhmen, por për momentin, fansat e tyre po e përshëndesin këtë “armëpushim virtual”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit