PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur në favor të Listës Serbe, duke aprovuar ankesën e saj ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ kishte refuzuar certifikimin e listës për zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025, duke argumentuar se disa kandidatë nuk i plotësonin kriteret ligjore.

Me vendimin e tij, PZAP ka anuluar vendimin e KQZ-së të 21 gushtit, duke e konsideruar se ai nuk ishte adekuat dhe i bazuar saktë në ligj. Në arsyetimin e panelit, thuhet se nuk është vërtetuar bindshëm se kandidatët në fjalë shkelin nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

Si rezultat, PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të certifikojë menjëherë listën e kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ata kanë kandiduar për zgjedhjet lokale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit