Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë -Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.R., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin me inicialet B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit.

“I dyshuari, më datë 18 korrik, me qëllim ka dashur ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit. Nga këto veprime i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe gjendet i shtrirë në Kirurgjinë Torakale në QKUK”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


I dyshuari është arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit, ndodhet në masën e ndalimit, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit