spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Publikohet fotoja dhe emri i personit që organizoi pritën ndaj grupit të Mujë Krasniqit – Është shqiptar nga Korisha e Prizrenit!

Esat Shala, arkivues i luftës së UÇK-së, ka publikuar një fotografi dhe një postim të rëndësishëm në Facebook, duke sjellë në vëmendje detaje të reja për organizimin e pritës ndaj grupit të Mujë Krasniqit më 14 dhjetor 1998, shkruan GazetaKosova.net

Sipas Shalës, hartuesi i organizimit të asaj pritë ishte Enver Malush Krasniqi, nga Korisha e Prizrenit, një oficer ushtarak që asokohe kishte shërbyer në ushtrinë serbe. Ai përmendet gjithashtu si pjesëmarrës direkt në betejën e Pashtrikut, aty ku ranë dëshmorë Mujë Krasniqi dhe 40 ushtarë të UÇK-së, shkruan GazetaKosova.net

Në postimin e publikuar thuhet se gjatë luftës, para betejës së Pashtrikut, Krasniqi kishte marrëdhënie të afërta me disa individë nga Shqipëria. Ndërsa pas luftës, në vitin 1999, ai arrestohet në fshatin Korishë, por më pas lirohet me një urdhër që, sipas Shalës, “ka ardhur nga Prizreni”.

“Ky është personi që përgatiti pritën ndaj grupit të Mujë Krasniqit në dhjetor 1998. Pas luftës u arrestua, por u lirua menjëherë me një urdhër nga Prizreni. Kjo është një pjesë e historisë që ende kërkon sqarim.” – Esat Shala.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit