Publikohet fotografia e oficerit të BIA-s, Zelimir Matoviq, rekrutuesit të Fehim Sali

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Fehim Sali është arrestuar të enjten nën dyshimin për spiunazh pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

Ai ishte i angazhuar si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit.

Sali më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit. Ai ishte emëruar në vitin 2022, me mandat dy-vjeçar.

Dukagjini ka publikuar foton e Zelimir Matoviq i cili dyshohet se ishte personi që rekrutoj Fehim Sali.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit