Publicisti Lushi: Ambasadori gjerman dhe Gjermania i duan Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në burg

Publicisti Uk Lushi ka pretenduar se ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe shteti gjerman, i duan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në burg.

Lushi këtë pretendim e ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, duke shtuar se “Gjermania ka qenë ndër faktorët kryesorë të tentim barazimit të gjoja krimeve shqiptare me krimet e Serbisë”.

“Gjermania për interesa puro të saja kryesisht ekonomike dhe fuqi punëtore dhe demografike të lirë dhe të re e ka bërë krejt Ballkanin teatër absurd politik me Kleinstaaterei e fragmentizime që nuk sjellin zhvillim ekonomik kurrë”, ka deklaruar Lushi.

Ndër të tjera, ai ka pasur edhe kritika për disa eksponentë të PDK’së për, siç u shpreh ai, “vuzhvullimin” me ambasadorë të huaj.

“Dua t’i rikujtoj disa proponentë të PDK-së se ka kohë që u kam thënë mos u vuzhvolloni si tepër me të huaj dhe ambasadorë të huaj sepse ata përfaqësojnë interesat e veta e jo të Kosovës dhe shqiptarëve. Nuk ua rrasin si kujtojnë shumë shqiptarë naivë as Kosovës dhe as juve”.

“Rainer Rudolph le të na shpjegojë pse Gjermania u bashkua si komb e kombet tjera të ndara nuk u deshka të bëjnë si gjermanët e Rainerit”, ka përmbyllur shkrimin publicisti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit