Protestë paqësore në Lubjanë në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Një aktivitet paqësor dhe simbolik në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet të dielën në Lubjanë.

Aktiviteti është paralajmëruar si protestë në heshtje, përmes së cilës organizatorët synojnë të shprehin solidaritet me katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Sipas njoftimit, tubimi do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, ndërsa mesazhi kryesor do të jetë kërkesa për drejtësi dhe proces të drejtë gjyqësor.

Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit do të ndezin dritat e telefonave ose drita të tjera që do të mbajnë në duar, si simbol i shpresës, së vërtetës dhe lirisë.

“Një dritë për shpresën. Një zë për drejtësinë. Një mesazh për liderët në Hagë: nuk jeni vetëm dhe nuk jeni harruar”, thuhet në thirrjen për pjesëmarrje.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aktivitetit dhe ta përcjellin mesazhin në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit