Protesta në Pejë për Arlinda Zekajn, arrestohen dy persona

Një protestues është sulmuar fizikisht sot gjatë protestës së mbajtur në Pejë, ku po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.


Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, ndërsa një tjetër është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për përfshirje në sulm.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


“Sot, gjatë protestës së mbajtur në qytetin e Pejës, është raportuar se një protestues është sulmuar fizikisht nga një qytetar. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa pas veprimeve policore është shoqëruar në stacion policor edhe një person tjetër i dyshuar për përfshirje në këtë rast”, ka deklaruar Rugova.

Ai ka bërë të ditur se të dy të dyshuarit janë liruar pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Sulm”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit