Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij, Ritën, ka marrë pjesë në një darkë të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée në Paris.
Pjesëmarrja e tyre u bë në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku janë mbledhur liderë të shumtë nga vende të ndryshme të botës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga mbrëmja.









