Prona fut në sherr familjen në Suharekë: Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait

Dy incidente të rënda brenda një familjeje kanë ndodhur sot në fshatin Reçan të Suharekës, që rezultuan me ndërhyrjen e Policisë.

Në rastin e parë, babai është përleshur me dy djemtë e tij për arsye pronësore, ndërsa në rastin e dytë djali tjetër është futur në sherr me xhaxhain e tij, për të njëjtin motiv.

Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacioni Policor në Suharekë, Safet Hoxha.

Ai njoftoi se tre persona janë ndaluar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Gjatë konfliktit, Hoxha bëri të ditur se janë përdorur gota, prej të cilave kanë pësuar lëndime trupore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit