Prokuroria e Mitrovicës nis grumbullimin e informacioneve për vjedhje të votave

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar grumbullimin e informacioneve lidhur me dyshimet për vjedhje të votave në këtë komunë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni.

“Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion. Kaq mund të themi në këtë fazë”, deklaroi Preteni.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, Komuna e Mitrovicës ka shkuar në balotazh mes PDK-së dhe VV-së.

Ndryshe nga këto rezultatet, tri Exit Poll-et e realizuara nga tri kompani të ndryshme, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve të dielën e 12 tetorit, nxirrnin fituese në këtë komunë, Partinë Demokratike të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit