Prokuroria belge thërret Xhavit Halitin për dëshmi

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është thirrur zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme e Brukselit për të dëshmuar në një proces gjyqësor që do të mbahet në Belgjikë.

Media ka siguruar dokomentet lidhur me rastin ku thuhet se Haliti duhet të paraqitet më19 nëntor 2026, në orën 12:00, para Gjykatës së Krimeve të Rënda me Juri në provincën Brabant Wallon, në qytetin e Nivelles.

Ndërsa, prania e tij kërkohet nga ora 11:30. Thirrja është bërë në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Andrija Draskovic, i lindur më 3 nëntor 1964 në Mitrovicën e Kosovës, i cili përballet me akuza për vepra të rënda penale.

Sipas dokumentit Xhavit Haliti është thirrur për të dhënë dëshmi lidhur me faktet e përfshira në aktakuzën ndaj Draskovic.

Thirrja është lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit në Bruksel, ndërsa njoftimi zyrtar i është dorëzuar Halitit përmes përmbaruesit gjyqësor Philippe Grumbers.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit