Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Fëllanza Podrimajn në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Diasporës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Kurti e ka uruar Podrimajn, ish-bashkëpunëtoren e tij të ngushtë në gjashtë vitet e fundit, për detyrën e re.
Nga viti 2021, zëvendësja e re e kryediplomatit Glauk Konjufca, shërbeu si këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti.
Ajo është e rritur në Gjermani dhe ka përfunduar studimet master për shkenca politike me theks të veçantë në Evropën Lindore dhe marrëdhëniet transatlantike, në Universitetin e Ludwig Maximilian të Mynihut.










