spot_img
Tuesday, November 18, 2025
spot_img

Procesi i Berlinit, Sveçla në Londër: Përkundër sfidave, Kosova ka shënuar sukses në forcimin e bashkëpunimit rajonal

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla po qëndron në Londër, ku me ftesë të Sekretares për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt takimi i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se nën udhëheqjen e Shabana Mahmood, Sekretare për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, përmes tri sesioneve prezantuan angazhimet në kuadër të bashkëpunimit rajonal në sektorin e sigurisë.

“Përkundër sfidave, Republika e Kosovës ka shënuar suksese të vazhdueshme në forcimin e bashkëpunimit rajonal me synim rritjen e nivelit të sigurisë, luftimin e grupeve kriminale dhe parandalimin e krimeve ndërkufitare.

Republika e Kosovës mbështet dhe mbetet një palë aktive në Procesin e Berlinit, e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal mbi parimet themelore të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit