Prishtinë: Nxënësi lëshon video p*rno në monitor, e tërë klasa shkon në supsendim

Një klasë e tërë ka shkuar në suspendim shkaku i një incidenti që ka ndodhur në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Në klasën e tetë të shkollës “Faik Konica”, që mësimin e zhvillon në objektin e shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë, është raportuar një incident ku një nxënës ka shfaqur në monitorin e klasës një video me përmbajtje të papërshtatshme përmes telefonit të tij.

Videoja u shfaq në prani të të gjithë nxënësve tjerë të klasës.

Ngjarja ka ndodhur më 2 qershor rreth orës 10:00, ka thënë për Paparacin një prind i cili ka ngritur shqetësim për mënyrën se si është trajtuar rasti.

Pas këtij veprimi të papërshtatshëm, gjithnjë sipas prindit, kujdestarja e klasës i ka ftuar në mbledhje urgjente ku janë njoftuar për incidentin dhe për nxënësin që dyshohet se e ka kryer veprimin.

Prindërit pretendojnë se janë njoftuar se drejtoresha e shkollës Jehona Oruqi dhe komisioni disiplinor kanë marrë vendim për suspendimin e të gjithë klasës.

Ata e konsiderojnë këtë masë të padrejtë, duke argumentuar se përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive, veçanërisht kur sipas tyre është identifikuar nxënësi përgjegjës.

Prindërit e përshkruajnë nxënësin si “problematik” dhe me shumë raste të ankesave në drejtim të tij.

Paparaci gjatë së martës ka kontaktuar drejtoreshën Jehona Oruqi për të marrë versionin e saj dhe për sqarimet lidhur me rrethanat që çuan në atë vendim.

Fillimisht, ajo ka kërkuar që të kontaktohet më vonë, duke arsyetuar se ndodhej në një takim. Megjithatë, në tentativën e dytë të kontaktimit, ajo nuk ka qenë e qasshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit