Prindërit dënohen pasi 2-vjeçari humbi jetën, nuk e dërguan kurrë te mjeku

Një gjykatë në Gjermani ka marrë vendimin për rastin tragjik të një fëmije 2-vjeçar, i cili humbi jetën në vitin 2023 në Horb am Neckar, në Baden-Württemberg, pasi prindërit e tij nuk kërkuan ndihmë mjekësore.

Sipas vendimit të gjykatës, nëna 44-vjeçare dhe babai 50-vjeçar u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia. Të dy janë dënuar me nga një vit burgim me kusht, si dhe me 100 orë punë në komunitet.

Hetimet kanë zbuluar se prindërit nuk u besonin institucioneve dhe mjekëve, ndërsa për një periudhë të gjatë tentuan ta trajtonin fëmijën në shtëpi me vajra esencialë, pa kërkuar kujdes profesional.

Gjykata ka vlerësuar se një kontroll mjekësor në kohë mund të kishte zbuluar problemet shëndetësore të fëmijës, përfshirë një sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes, dhe mund të kishte ndikuar në shpëtimin e jetës së tij.


Sipas autoriteteve gjermane, çifti kishte lidhje me grupet “Reichsbürger”, të cilat nuk njohin shtetin gjerman dhe institucionet e tij demokratike.

Prindërit fillimisht nuk ishin paraqitur në seancën e parë gjyqësore në prill të vitit 2025, për çka ndaj tyre ishte lëshuar urdhër kërkimi. Ata u gjetën dhe u arrestuan muajin e kaluar në Bavari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit