Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar përbërjen e propozuar të Këshillit Kombëtar të Shkencës, duke vënë në pikëpyetje kualifikimet arsimore të kandidatëve.
Gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës, Sadiku ka thënë se njëri nga personat e propozuar nuk e plotëson as kriterin bazë të arsimit universitar.
Ai ka theksuar se Këshilli Kombëtar i Shkencës është një mekanizëm i rëndësishëm, mbi të cilin, sipas tij, duhet të ndërtohet e ardhmja e fëmijëve.
“Mendoj që është një Këshill mbi të cilin duhet të ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve dhe e pashë që është propozuar një person i cili nuk e ka as Bachelor-in e kryer”, ka deklaruar Sadiku.









