Presidentja Osmani “nesër pritet t’i shpallë” zgjedhjet e reja

Saga me zgjedhjen e Presidentit të vendit, duket se do të marrë fund mesnatën e sotme – por pa epilog.

Burime të mediave mësojnë se se Presidentja Vjosa Osmani nesër pritet t’i shpallë zgjedhjet e reja, pasi çështja e zgjedhjes së presidentit të ri duket se nuk është në horizont. Sipas burimeve, Lëvizja Vetëvendosje po pret dekretin e Presidentes Osmani për zgjedhje të reja që më pas ta dërgojë të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma zyrtarisht nga Presidenca, pasi Osmani ka afat deri në mesnatë. Lëvizja Vetëvendosje e ka përzgjedhur Glauk Konjufcën si kandidat për president, por deri në këto momente, nuk ka një kundërkandidat për të. Për pasojë, seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit nuk mund të mbahet pa pasur së paku edhe një kandidat në garë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit