Presidentja ‘konsensuale’ nis emërimet në kabinet: Militantja e LVV-së, shefe e stafit

Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, ka nisur emërimet në kabinetin e saj në Zyrën e Presidencës.

Të enjten, Shiroka-Pula e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut, njëherësh asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë. Ndërsa zëvendësshefe të stafit e ka emëruar Donika Kavajën.

Kavaja ka qenë bashkëpunëtore e Presidentës në Akademi. Por, ajo do të jetë një shkallë më poshtë se sa Abazi.

Shefen e stafit, aktivisten e Vetëvendosjes Berita Abazin, presidentja Shiroka-Pula e ka autorizuar që t’i emërojë edhe nëpunësit e tjerë të kabinetit, si asistentët etj.


Nga nesër, kabinetit të Shiroka-Pulës, siç mësohet nga burime të afërta me ekipin e Albulena Haxhiut, do t’i bashkohet edhe Bekim Kupina (ish-këshilltar i Vjosa Osmanit), tani sërish si këshilltar për media i Shiroka-Pulës.

Kupina është bashkëshorti i këshilltares për media të Albulena Haxhiut, Vlora Konushevcit, e cila njëherësh ka edhe lidhje familjare me Haxhiun.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit