Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet e forta mes Austrisë dhe Kosovës, duke theksuar se të dyja vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi çështje të ndryshme.
“Në mesazhin e tij, Presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, ai ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në procesin e integrimit evropian të vendit.










