Policia zbardh detaje nga aksidenti tragjik: I moshuari përplasi për vdekje 50-vjeçaren me biçikletë 

Një aksident i rëndë ndodhi mesnatën e sotme në Voskop të Korçës, ku një automjet përplasi për vdekje 50-vjeçaren që lëvzite me biçikletë.

Viktima është identifikuar 50-vjeçarja Afërdita Elezi.

Policia bën me dije se shoferi 73-vjeçar është shpqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, njofton policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit