Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në bazë të ligjit për publikimin e fotove dhe të dhënave të personave të kërkuar, ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.
Sipas njoftimit, personat e kërkuar janë: Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 09.09.2005 në Pejë,
Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë,
Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11.09.2005 në Pejë: Sinjali pati raportuar se Berisha (më 04 korrik, 2025) i cili dyshohet se e ka sulmuar K.K., rreth 22-vjeçar në trotuar, përballë marketit “Minimax”, në rrugën “Uesli Klark” në Pejë, teksa viktima po qëndronte në trotuar dhe 20 vjeçari e pati goditur në pjesën e ballit me pjesën e poshtme të një revoleje. Menjëherë pas aktit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Të pandehurit kërkohen për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve; Lëndim i lehtë trupor; Kanosje.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në fotot e publikuara, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.
Kontaktet zyrtare për raportim janë: 192 dhe 0800 19999 (pa pagesë), 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail: [email protected]











