Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për rrëmbimin e 6-vjeçares në Spanjë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin policor që çoi në arrestimin e një shtetasi gjerman të dyshuar për rrëmbimin e një vajze gjashtëvjeçare në Spanjë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari me inicialet A.M.L. (1989) ishte i kërkuar nga INTERPOL-i dhe autoritetet spanjolle, të cilat kishin njoftuar se ai dyshohej për rrëmbimin e të miturës dhe më pas fshehjen e saj në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës bëri të ditur se, pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet spanjolle dhe Qendrën për Punë Sociale, fëmija është lokalizuar dhe më 24 qershor është arrestuar i dyshuari në një lokacion në Fushë Kosovë, së bashku me të miturën.

Më 25 qershor, vajza është kthyer e sigurt dhe i është bashkuar nënës së saj, në përputhje me procedurat ligjore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.


I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit kujdestar për 48 orë, ndërsa ndaj tij pritet të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit