Një person është shoqëruar nga Policia e Kosovës në Podujevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj babait të tij, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, i cili dyshohet se është përdorues i substancave narkotike, pas incidentit është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Orgat e rendit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.








