Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka qenë ndër zërat më aktivë në reagimet publike lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Pllashniku ka bërë të ditur se rreth 50 veteranë do të udhëtojnë drejt Hagës për të qenë pranë ish-krerëve të UÇK-së në ditën e vendimit. Aktgjykimi pritet të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00.
Pllashniku ka deklaruar publikisht se veteranët nuk po shkojnë në Hagë vetëm për ta përcjellë nga afër vendimin, por edhe për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së. Ai ka thënë se beson në një vendim lirues dhe se veteranët do të qëndrojnë pranë tyre deri në përfundim të procesit.
Tash, vëmendja është kthyer te Haga, ku nesër pritet të merret vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së.








